Agjencia e brendshme gjermane e shërbimeve sekrete paralajmëroi se vendi po përballet me rrezik në rritje nga ekstremistët politikë dhe kriminelët.

“Niveli i kërcënimit ndaj Gjermanisë nga terrorizmi, ekstremizmi dhe spiunazhi, veçanërisht sulmet kibernetike, është ende shumë i lartë dhe në rritje”, deklaroi presidenti i Byrosë për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang.

“Edhe në të ardhmen, do të ketë argumente polarizuese që ekstremistët do t’i shfrytëzojnë për të sjellë qëndrimet e tyre jodemokratike në klasën e mesme të shoqërisë sonë”, shtoi ai.

Edhe kryetari i shërbimit të jashtëm gjerman të shërbimeve sekrete (BND), Bruno Kahl theksoi gjithashtu se ”situatat në mbarë botën mund të ndryshojnë shumë shpejt dhe se Gjermania duhet të jetë në gjendje të përgjigjet shpejt”.

“Unë nuk po mendoj vetëm për Afganistanin këtu”, u tha Kahl ligjvënësve duke vënë në dukje rreziqet që paraqet gara e armëve në teknologjitë e reja.

Presidentja e Shërbimit Ushtarak të Kundërzbulimit (MAD), Martina Rosenberg, paralajmëroi se ”ka pasur një ndërgjegjësim më të madh për rreziqet e ekstremizmit të djathtë brenda forcave të armatosura gjermane”.