Kandidati për president në zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Bullgarisë, profesori Atanas Grexhikov në emisionin “Ballë për ballë” të televizionit bullgar BTV i komentoi marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Gerxhikov porositi se duan integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Sipas profesorit ata duhet t’i plotësojnë obligimet e Marrëveshjes për fqinjësi dhe bashkëpunim.

“Derisa këto obligime nuk pranohen, Bullgaria nuk duhet të nënshtrohet në kurrfarë presioni”, deklaroi ai.

Sipas Gerxhikov, në 24 orët e fundit për herë të parë ka pasur sinjale pozitive dhe ai shfaqi shpresë se ata nuk do të jenë edhe një premtim pa mbulim.