Steven Gerrard ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit i cili prej disa vitesh është trajner i Rangers në Skoci, është aluduar sëfundmi nga mediat për t’u ulur në stolin e Newcastle në Premier League pas marrjes së pronësisë së “qymyrxhinjëve” nga ana e fondit arab PIF.

Por vetë Gerard ka mohuar çdo lajm lidhur me një kalim të mundshëm të tijin te Newcastle.

“Do ta shikoj ndeshjen e radhës të Neëcastle sepse Steve Bruce do të arrijë shifrën e 1000 sfidave në pankinë.

Steve është një personazh i madh dhe bashkë kemi një raport të shkëlqyer. Mendoj që është interesante ajo që ka ndodhur me Newcastle dhe të gjithë duan të shikojnë si do të evoluojnë gjërat.

Por në aspektin personal nuk jam shumë i interesuar për spekulimet e mediave.

I uroj trajnerit Steve Bruce më të mirat. Edhe unë nuk do të dëshiroja që persona të ndryshëm të spekulonin mbi punën time”, deklaroi Gerrard që përjashtoi çdo mundësi për t’u ulur në stolin e Newcastle.