Kandidati i BDI-së për mandatin e dytë në komunën e Çairit, Visar Ganiu, sot ka vizituar lagjen e Gazi Babës, ku ka bashkëbiseduar me banorët dhe ka sqaruar Programin 2021-2025, që është përpiluar enkas për mirëqenien e qytetarëve të Çairit, transmeton TetovaSot.

“GAZI BABË, diell, fytyra të buzëqeshura dhe mikëpritje e sinqertë. Dyert e kësaj lagje gjithkah ishin të hapura për ne, ndërsa me këtë rast u sqaruam edhe banorëve të mrekullueshëm të Gazi Babës se sa me peshë është Programi ynë 2021-2025 që kemi përpiluar enkas për mirëqenien e gjithësecilit që jeton në Çair”, ka shkruar kandidati i BDI-së për Komunën e  Çairit, Visar Ganiu, nëpërmjet profilit të tij në Facebook.