Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mbrëmë ka qëndruar në komunën e Bogovinës, ku u mirëprit nga simpatizantë të koalicionit AlternAtivaA & Aleanca për Shqiptarët.


”Nëse merremi me sharje dhe denigrime, vetëm se e njollosim njëri tjetrin. Derisa beteja politike në vend bëhet në kampe etnike nuk na duhet përçarje mes vete. Shqiptarët ende nuk e kanë përmbyllur realizimin e tyre juridiko-kushtetues. Nuk është koha që ne të shahemi mes vete. Hajde t’i lëmë sharjet dhe ofendimet e të bëjmë betejë për punë të mira. Qëllimi jonë është të bëjmë punë të mira”, ka përfunduar Gashi