Fushata “Sigurt në traktor” KRSKRR-ja duke u bërë thirrje për kujdes shoferëve të traktorëve dhe makinave të tjera të lëvizshme

Në këto ditë vjeshte, kur kultivimi i zonave bujqësore ka marrë hov të madh dhe kur është aktuale vjelja e rrushit, misrit, korrjes së orizit, etj., numri i mjeteve bujqësore (traktorët, motokultivatorët dhe makinat e tjera të lëvizshme që marrin pjesë në komunikacion) rritet ndjeshëm. Ky është rrezik shtesë dhe serioz në komunikacionin rrugor.
Aksidentet e komunikacionit në të cilat marrin pjesë mjetet bujqësore shpesh rezultojnë me humbje jetësh, lëndime të rënda trupore dhe dëme të mëdha materiale. Të dhënat statistikore tregojnë se:
• çdo vit, disa shoferë të traktorëve dhe pasagjerë të traktorëve ose rimorkiove e humbin jetën në aksidente komunikacioni;
• në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, një shofer traktori e humbi jetën, ndërsa 12 persona u lënduan në aksident komunikacioni;
• në verën e vitit 2020, sipas të dhënave jozyrtare të KRSKRR-së, kanë humbur jetën dy shoferë traktorësh.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mendojnë mbi rreziqet në komunikacion. KRSKRR-ja veçanërisht u bën thirrje shoferëve të traktorëve dhe motokultivatorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion, t’i respektojnë rregullat në komunikacion, të drejtojnë mjete të rregulluara teknikisht dhe të kenë ndriçim përkatës në kushtet e natës dhe në kushtet e dukshmërisë së zvogëluar.
Përvoja në terren dhe të dhënat nga stacionet e kontrollimit teknik të automjeteve tregojnë se një numër i madh shoferësh të traktorëve dhe makinave të punës nuk kanë patentë shoferi përkatës dhe se një numër i madh traktorësh, motokultivatorësh, rimorkiosh dhe makinash të tjera pune marrin pjesë në komunikacion të paregjistruar, të pasiguruar, të pandriçuar dhe teknikisht të parregulluar.


Në kuadër të fushatës “Sigurt në traktor”, KRSKRR-ja në bashkëpunim me MPB-në, organizon disa ngjarje dhe aktivitete, si: kontrolle në komunikacion, biseda edukative dhe mësime me shoferët e traktorëve dhe makinave të punës, shpërndarja e materialeve edukative, kryesisht aktivitete të përforcuara për edukimin e shoferëve të kategorisë së përmendur të mjeteve, për nevojën e shikueshmërisë më të madhe të traktorëve, rimorkiove dhe makinave të tjera pune në komunikacion, shpërndarja e afisheve fluoreshente, trekëndëshave dhe dritave rrotulluese.
KRSKRR-ja realizon edhe aktivitete përmes mediave elektronike dhe sociale, me qëllim të ndërgjegjësimit mbi pasojat e pjesëmarrjes së papërgjegjshme në komunikacion me traktor, rimorkio, motokultivator, etj.
Realizimi i kësaj fushate do të kontribuojë në edukimin më të lartë mbi komunikacionin të shoferëve të traktorëve, rimorkiove, motorkultivatorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, si dhe zvogëlimin e numrit të personave të vdekur dhe të lënduar në aksidente komunikacioni.
KRSKRR-ja u bën thirrje shoferëve të traktorëve dhe makinave të tjera të punës:

“Kini kujdes dhe shënojini mjetet me sinjalizimin e përcaktuar me ligj kur jeni të përfshirë në komunikacion.
Jini të dukshëm për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion për t’i shmangur aksidentet në komunikacion me lëndime