Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Nëse partia në pushtet LSDM me koalicionin i humbin zgjedhjet për kryetarë të Qytetit të Shkupit, atëherë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev do të jep dorëheqje nga funksioni i kryeministrit. Kështu ka brifuar për gazetën “Slloboden Peçat” një funksionar i lartë i Qeverisë.


“Nëse në rrethinë e dytë nuk fiton kryetari aktual dhe kandidat për mandat të dytë, Petre Shilegvo, gjegjësisht nëse humbim Shkupin, atëherë Zaev do të jep dorëheqje nga posti i kryeministrit. Kjo nuk do të thotë se Kuvendi do të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por vetëm atë se Zaev do të largohet nga Qeveria. Dorëheqja do të pasoj si akt i përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve. Kryeministri i ri i cili do të jetë nga radhët e LSDM-së, do të vendos nëse do të mbetet përbërja e re parlamentare ose do të ketë ndryshim të ministrave”, ka thënë funksionari për SP.

Por nëse realizohet ky skenarë me siguri do të duhet të bie e tërë Qeveria, sepse në Kushtetutën nuk është e parashikuar dorëheqja vetëm e kryeministrit.

Në nenin 93 thuhet: “Qeveria ka të drejtë të parashtrojë votim besim para Kuvendit. Qeveria ka të drejtë të jep dorëheqje. Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij ose pengimi për ta kryer funksionin, sjellin dorëheqjen e Qeverisë. Qeverisë i përfundon mandati kur Kuvendi shpërbëhet. Qeverisë të cilës i është votuar mosbesimi, e cila ka dorëzuar dorëheqje ose të cilës i ka skaduar mandati për shkak shpërbërjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në përzgjedhjen e Qeverisë së re”.