Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar përmes një aksioni për rregullimin dhe përshtatjen e terrenit për basketboll në shkollën fillore “Goce Dellçev”, ka ironizuar me Kryetarin në ikje të komunës së Gostivarit, i cili solli liderin e tij dhe inçizoi spot publiciat në terrenin e basketbollit në hyrje të Gostivarit, ku vërehej koshi me rrjetin e dëmtuar.


“Pajisjet e vetme të nevojshme për lojën e basketbollit janë një sipërfaqe e sheshtë dhe drejtkëndore, që ka nga dy kosha në anët e saj, por Taravari i la pas dore edhe ato terrene që u ndërtuan në të kaluarën”, thanë nga Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar.

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar në terrenin sportiv të shkollës fillore “Goce Dellçev” vendosi shtyllat e basketbollit bashkë me pajisjet shoqëruese dhe nënvizoi me vizëbardha fushën e basketbollit.