Për ta krahasuar më mirë këtë, secila nga vendet e grupit G7 si Franca, Gjermania, Italia, Britania apo Kanadaja — mund të sistemojë të gjithë popullatën e saj në apartamentet boshe të Kinës, madje edhe të teprojnë.


Masa mesatare e personave që banojnë në një shtëpi në Kinë është tre.

“Inventari i njësive të pa shitura të banimit në Kinë është rreth 3 miliardë metër katrorë, çka mjafton për të strehuar rreth 30 milionë familje, sipas llogaritjeve të rezervuara”, thotë Logan Wright, drejtor i analisteve Rhodium Group nga Hong Kong.

Mbi-furnizimi me njësi banimi ka qenë një problem prej disa vitesh. Ajo që ka ndryshuar vitin e kaluar në Kinë, është se vendosëm që problemi është kronik e serioz prandaj duhet gjetur një zgjidhje.

Rrjeti FT thotë se komenti është një version i përditësuar i të mëparshmit, i cili mund të keqinterpretohej sikur “Kina ka mjaftueshëm apartamente boshe për të strehuar popullatat të gjitha vendeve të G7” dhe jo secilën prej tyre.

Zhvillimi vjen teksa një video dramatike nga qyteti jugperëndimor kinez i Kunming në gusht tregonte masën e “shpërthimit” të ndërtimeve në Kinë, çka ka sjellë shkatërrime të kontrolluara të ndërtesave të papërfunduara.

Shikuesit lëshonin klithma teksa 15 kulla të larta apartamentesh u shkatërruan me 85,000 shpërthime të kontrolluara, pasi qëndronin boshe prej vitit 2013, kur ndërtuesve u ishin mbaruar paratë.