Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, deri në fund të javës pritet të testohen për Covid-19 rreth 500 nxënës, pjesë e skriningut që do të realizohet me testimin e gjithsej 8200 nxënësve, përcjell Alsat. Filipçe tha se deri më tani nuk është regjistruar asnjë nxënës pozitiv me koronavirus.

“Po testohen fëmijët e shkollave ​të mesme në Shkup dhe në disa shkolla fillore në qytete tjera. Deri më tani, nuk ka asnjë test pozitiv , qoftë në shkollat fillore apo atë të mesme, që është një shenjë e shkëlqyer. Por të presim sepse është ende herët”, deklaroi mes tjerash FIlipçe.