Portieri Berisha nuk ka lënë pa përmendur rëndësinë që ka ndeshja por edhe mungesën e madhe të ekipit, Berat Gjimshiti.


“Mungesa e Gjimshitit është një problem i madh për mbrojtjes sepse ai luan në nivele shumë të lartë, kjo është treguar edhe në kombëtare por edhe në ndeshjet që ai ka zhvilluar me ekipin e Atalantës.”

“Ne nuk duhet të harrojmë se Veseli e zëvendësojë shumë mirë dhe mbylli të gjitha hapësirat në mbrojtje , besoj se do të luaj lart edhe në ndeshjen ndaj Polonisë.”

Berisha kujtoj se në ndeshjen me Poloninë ishin goditjet standarde që ndryshuan rrjedhën e lojës.

“Ne duhet të punojmë shumë në goditjet standarte sepse dy gola në ndeshjen e kaluar erdhën pikërisht nga kjo gjë. Shpresojmë që do të marrim një rezultat të mirë por edhe po nuk fituam nuk është fundi botës sepse e dimë se kundër kujt po luajmë.

“Rëndësia që ka ndeshja është shumë e madhe un e krahasoj me atë ndaj Serbisë, ve”tëm me përqendrim do të arrijmë të kalojmë me sukses këtë provë të fundit sepse kualitetet që ka kombëtarja janë shumë të larta.”