ESHR: Mos t’u paguhen mjetet financiare 84 pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale

Enti Shtetëror i Revizionit kërkon që Komisioni Shtetëror Zgjedhor që të mos u paguaj mjetet financiare 84 pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale, që nuk kanë dërguar raport se prej nga i kanë marrë donacionet. Siç thonë nga Revizioni, 84 nga 122 pjesëmarrës në fushtën zgjedhore, 64 nuk e kanë dorëzuar raportin në afatin e përcaktuar me ligj, ndërsa 20 të tjerët nuk e kanë dorëzuar me përmbajtjen e përcaktuar ligjore.

“Enti Shtetëror i Revizionit ka dorëzuar propozim deri te KSHZ për sjelljen e Vendimit, ndales e pagesës së mjeteve që paguhen nga buxheti i Maqedonisë së Veriut të dedikuara për harxhimet e financimit të fushatës zgjedhore për pjesëmarrësit në fushatë zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021. Propozimi ka të bëjë me ato pjesëmarrës që deri te Revizioni nuk e kanë dorëzuar raportin brenda afatit të përcaktuar ligjor ose nuk e kanë dorëzuar në pajtim me përmbajtjen e përcaktuar ligjore, me formularin për donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Revizioni u bënë thirrje pjesëmarrësve në zgjedhje që ti dorëzojnë raportet në afat sa më të shkurt kohor.

Enti Shtetëror i Revizionit

“Revizioni thekson nevojën që të gjithë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021, që deri tani nuk i kanë dorëzuar raportet, ndërsa janë të detyruar për këtë, të njejtën ta bëjnë në afat sa më të shkurtë kohor”, shtojnë nga ESHR.

Të njejtat siç thonë ata më tej, mund të dorëzohen në arkivin e Enti Shtetëror të Revizionit ose përmes mënyrës elektronike, në emailin zyrtar të Revizionit.