Në prag të zgjedhjeve lokale, kryetari i komunës së Likovës, njëherit kandidat i integristëve edhe për një mandat për këtë komunë, përmes një postimi në rrjetet sociale falenderon qytetarët për pjekurinë e treguar në këtë fushatë zgjedhore, ndërsa bën thirrje që ditën e diel, më 17 tetor të votojnë mbi bazën dhe bindjeve të tyre.

Duke votuar preferencën tuaj politike Ju do të vendosni të ardhmen tuaj. Çdonjëri është i rëndësishëm për të mirën e përbashkët të Likovës- shkruan Arifi.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së LikovësJu falënderoj përzemërsisht për pjekurinë e treguar në këtë fushatë zgjedhore. Likova tregoi qytetari dhe nivel kulturor dhe politik në ditët që lamë pas. Në të gjitha takimet ju dëgjuam me vëmendje për kërkesat dhe brengat tuaja. Të gjitha vërejtjet dhe nevojat tuaja do të jenë traseja e rrugëtimit tonë të ardhshëm 4 vjeçar.Sot kur po mbyllim fushatën zgjedhore dhe po shkojmë drejtë procesit të votimit, kërkoj nga ju që pjekurinë e dëshmuar ta tregoni edhe në ditën e votimit. Vota e lirë, pa ndikime, pa presione dhe shantazhe është vepra më e mirë për Komunën tonë të përbashkët. Njëkohësisht ju bëj thirrje që më 17 tetor, nga ora 07 deri në ora 19 të dilni dhe të votoni mbi bazën e bindjeve tuaja. Duke votuar preferencën tuaj politike Ju do të vendosni të ardhmen tuaj. Çdonjëri është i rëndësishëm për të mirën e përbashkët të Likovës.Ju faleminderit nga zemra. Mirupafshim në triumfin e të dielës. Na prift e mbara.I juaji,Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës