Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, beson se më 28 nëntor të këtij viti do të jetë gati Lapidari i UÇK-së, në fshatin Sllupçan të Kumanovës, shkruan gazeta LAJM.


“Sa i përket lapidarit në fshatin Sllupçan, ne si komunë, kemi sjellur vendim të Këshillit komunal, kemi të sjellur Programën vjetore dhe plani urbanistik që kishte filluar më herët nga viti 2015, ai plan u aprovua dhe rrumbullakësua dhe më 2 maj kur është dita e komunës së Likovës, është festë për komunën e Likovës, është dita e krenarisë së komunës së Likovës kemi bërë gurthemelin e lapidarit dhe mendoj se më 28 nëntor, nëse nuk ka punë të tjera, pengesa tjera, do e rrumbullakësojmë atë projekt. Punimet janë në proces. Ai lapidar është një shenjë, është një histori, është një vepër kombëtare për banorët e komunës së Likovës dhe më gjërë”, kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi.