E treta nuk është e vërteta, divorcohet sërish aktori i famshëm

Aktori i njohur i Hollywood, Sean Penn duket se nuk ka fat në dashuri.

Gruaja e tij e tretë Leila George raportohet të ketë kërkuar divorcin në gjykatën e Los Angeles pas 14 muajsh martesë.

Aktorja 29 vjeçare dhe Sean Penn u martuan në korrik të vitit 2020, pasi dilnin së bashku prej 4 vitesh.

Kështu 61-vjeçari Penn regjistron një tjetër martesë të dështuar pas martesës së parë me Madonnën me të cilën qëndroi 4 vjet dhe të dytës me aktoren Robin Wright e cila përfundoi pa 14 vitesh.