Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk ka ndërmend t’i dorëzohet drejtësisë shqiptare.

Burimet bëjne me dije se nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Llalla ka apeluar këtë të hënë vendimin e shkalles së parë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg.

Pezullimi i vendimit kërkohet, pasi sipas mbrojtjes mbyllja e tij në qeli do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Tashmë do jetë apeli i GJKKO-së, ku pas caktimit të një date do vendosë nëse do lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që rrëzoi kërkesën e Llallës, apo do pranoi kerksën e tij për pezullim dënimi. Kujtojmë që 10 ditë më parë ish kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar. SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e tij, në zyrën e interpolit menjëherë pasi policia dorëzoi raportin për mosgjetjen e tij në banesë apo vende te tjera ku mendohej se ishte.

Kujtojmë se përpara një mjaj Llalla u shpall fajtor për fshehje të të ardhurave në tre episode. Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në total orej 22 mijë m2, në periferi të Tiranës, si dhe një apartament në Durrës.

Ai u largua nga shqipëria një javë përpara dhënies së vendimit nga Apeli i GJKKO-së, që vendosi dënimin e tij me 2 vite burg. Llalla është ish zyrtari i parë i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018 Llalla u përfshi në listën e personave “non grata” nga SHBA. Atij dhe familjarëve të tij iu ndalua udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara.