E hapur linja telefonike falas në KSHZ – 0800 555 44

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të ketë të hapur numër telefonik falas 0800 555 44 për denoncim të parregullsive eventuale zgjedhore dhe shkelje të të drejtës së votës.

Të gjithë qytetarët e interesuar mund të lajmërohen ose të lënë koment në KSHZ bashkë me të dhënat e tyre për kontakt që të marrin përgjigje për pyetjen e parashtruar.

Edhe këtë vit sa i përket komunikimit me qytetarët me shikim, dëgjim dhe të folur të dëmtuar në ditën e zgjedhjeve, gjegjësisht numrit aktiv të telefonit 076 488 360 në të cilin përmes videothirrjes do të mund të parashtrojnë pyetje në KSHZ dhe të marrin përgjigje në gjuhën maqedonase të shenjave.

Për të gjithë qytetarët në dispozicion janë edhe faqja në internet e KSHZ-së www.sec.mk, si dhe faqet në rrjetet sociale Fejsbuk dhe Tuiter dhe kanalin në Jutjub.

Të drejtë vote në rrethin e sotëm të dytë të zgjedhjeve lokale kanë 1 353 990 votues.