Dy emigrantë gjenden të vdekur në Maqedoni

Siç njoftojnë nga MPB, më 23.10.2021 rreth orës 9:30 në Stacionin Policor në Gjevgjeli është raportuar se janë gjetur dy trupa të vdekur,


Pas urdhrave të prokurorit publik, policët kanë kryer këqyerjen e vendit të ngjarjes dhe te një person është gjetur kartela e identifikimit e dhënë nga Greqia dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për të mitur nga Afganistani.

Te trupi tjetër nuk janë gjetur dokumente të identifikimit.

Me urdhër të prokurorit publik, trupat janë dërguar për autopsi.