Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë për TV21 ka folur edhe për ngjarjet e 5 shtatorit në Mal të Zi. Thotë se në Mal të Zi ende ka ndikim të madh nga Rusia dhe Serbia, por shton se politikën e jashtme dhe kursin evropian askush nuk mundet ta ndryshoj.