Ish deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski deklaroi sonte se partia e tij, VMRO-DPMNE në komunat më të mëdha të Shkup kryeson dhe është në avantazh. Sipas tij shumica e komunave do të fitohet nga VMRO-DPMNE-ja derisa në shumë pak prej tyre do të shkohet në balotazh. Dimovski madje vuri në pah se gjatë këtyre zgjedhjeve në konton e tyre ka edhe shumë vota të shqiptarëve.

Sipas Dimovskit ajo që ishte karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është edhe fakti se kësaj radhe nuk u keqpërdorën marrëdhëniet ndëretnike.