“Dëshironi të dini si e mbaj burrin tim të lumtur?”/

Një video në “TikTok” është bërë menjëherë virale pasi një grua tregon se bashkëshortin e saj e ndan me nënën dhe motrën. Madi Brooks nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur hapur me ndjekësit e saj rreth marrëdhënies me të shoqin.

Në profilin e saj në “TikTok” ajo numëron rreth 92.7 mijë ndjekës, me të cilët ndan momente të ndryshme nga përditshmëria. Ndërkohë në videon e bërë tashmë virale gjithandej, Madi shfaqet së bashku me nënën dhe motrën.

“Unë dhe mamaja ime jemi të dy persona që e urrejmë monotoninë dhe është diçka e mirë. E dini pse? Sa herë që nuk jam në humor, mund ta lejoj burrin tim të shkojë me atë. Po, unë jam një grua e tillë. E lë nënën time ta ketë bashkëshortin tim disa herë në javë”, thotë Brooks në video.

Por jo vetëm kaq, pasi e reja nuk e ndan bashkëshortin vetëm me nënën e saj por madje edhe me motrën.

“Dëshironi të dini se si e mbaj njeriun tim të lumtur? E lë të luajë me motrën time të vogël”, shton ajo.

Prej momentit që videoja është shpërndarë ka marrë rreth 13,100 komente dhe 311,900 pëlqime.