Deri në ora 15 kanë votuar 34.22% e votuesve

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp tha se deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 34.31 për qind.

“Mbetet trendi i njejtë i daljes së vazhdueshme të qytetarëve dhe se kemi process të qetë dhe të rregullt zgjedhor”, theksoi Dashtevski

Dalja më e madhe është në Vevçani ku kanë votuar 66 % të votuesve. Ndërsa, dalja më e ulët është në komunën e Sarajit, edhe ate 16.38%. Dashtevski i bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe zgjedhjet të kalojnë në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.