Ish futbollisti i mirënjohur nga Anglia, Dejvid Bekam, tani pronari i skuadrës amerikane të futbollit, Inter Majami, ka firmosur kontratë 10 vjeçare me drejtuesit e Botërorit “Katar 2022”. Bekam do të jetë ambasadori i Katarit për Botërorin, i cili do të zhvillohet në vitin 2022 dhe për detyrën e re do të arkëtojë 200 mln euro. Me marrëveshjen e re, Bekam do të përfitojë rreth 20 mln euro në një vit, ndërsa detyra e tij do të jetë përmirësimi i imazhit të Katarit, që akuzohet për shkelje të të drejtave njerëzore. Ndërkohë mediat në Angli akuzuan Bekamin se i jep përkrahje shtetit që sipas tyre, me korupsion ka marë te drejtën e organzimit të eventit sportiv, ndërsa nuk I dhënë përkrahje Anglisë në organizimin e një eventi të tillë.