Kryetari aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari, në debatin e sotëm zgjedhor në TV21 tha se i ka kërkuar kreut të BDI -së, Ali Ahmeti që të mos kandidojë, sepse ai është aktiv në politikë për 20 vjet.


Megjithatë, Ahmeti nuk pranoi dhe i kërkoi që të kandidonte përsëri.

“Nëse Ahmeti do të më kishte kërkuar dorëheqjen, do të tërhiqesha. Sa për kundërshtarin tim Fatmir Limanim, ai vjen nga BDI, dhe tani ai është i pavarur. Unë shoh që ka mbështetje nga anëtarët e partisë sime, por prapë qytetarët do të votojnë për mua. “Kam dëgjuar se Izet Mexhiti mbështet Limanin, por kjo nuk është konfirmuar nga ai, unë kam parë vetëm fotografi në rrjetet sociale”, shtoi Dehari./TetovaSot