Dega e Tetovës kërkon dorëheqje të Ziadin Selës

Kanë nisur tashmë pakënaqësitë e shumta të partisë Aleanca Shqiptare në Tetovë të cilët kërkojnë llogari për dështimin dhe humbjen e thellë të kësaj partie në zgjedhjet e 17 tetorit shkruan TetovaSot.
Ata shënjestrojnë gjithë protagonistët e këtij dështimi të madh përfshirë këtu edhe vetë kreun e partisë për rezultate shumë të dobëta duke humbur në njërin ndër qytetet kryesore siç është Tetova
është pikërisht Dega e ASH në Tetovë që kërkon përgjegjësi për këtë humbje të thellë në këtë qytet ku kandidati Vullnet Murseli nuk arriti madje të shkojë edhe në balotazh ku sic dihet janë kandidatët e BDI-së dhe të Besës ata që garojnë në rrethin tjetër për mandatin katërvjecarë në Tetovë.
Në vijë të këtyre zhvillimeve kanë nisur reagimet e shumta kundrejt Degës s ASH-së në Tetovë dhe jo vetëm duke u shprehur se jemi aq shumë sa mund tia vëmë çelësin Degës së Tetovës duke kërkuar o dorëheqje nga kjo Degë , ose prej këtu nis revolucioni nga Nëndega më e fuqishme dhe fitimtarja e ASH-së.TetovaSot