Shkruan: TetovaSot

Ose kandidatit të ASH-së nuk i kanë treguar se ka humbur në zgjedhjet lokale, ose Bilall Kasami e ka marrë për një xhiro në Tetovë për t’i treguar se si humbet. Por në këtë politikë “mëhallash” shëtisin ata që vërtetë mendojnë se janë faktorët e vërtetë. Gara për Tetovën shpërfaqi edhe një gjë. Nuk është se Teuta ka qenë perfekte si çdokush që ka edhe gabimet politike, por çështja mbetet se çfarë po ndodhë me kundër kandidatin e saj që bën prapakthehu në politikë.

Të gjithë kërkojnë të ngjiten, ndërsa ai kërkon fiks se ku e ka vendin në politikë. Një kryetar komune edhe mund të ketë pretendime për një lider partie, por që një lider partie të ketë pretendime për një kryetar komune që do ta bëjë “shqiptarinë” kjo ndodhë vetëm te Bilall Kasami.

Skena politike shqiptare është e mbushur përplot me tillë politikanë përmasash të vogla që edhe pse e dinë se ku e kanë vendin e merituar në politikë, përsëri kthehen tek gjeneza e tyre e asaj që nuk e kanë haberin e politikës. Por, Bilalli natyrisht ka edhe një makth. Më të madhin nga secili. Ai është në garë por e ka frikë atë. Ai e merr Vullnetin ti jep kurajo dhe “vullnet” por, ka edhe një dozë dyshimi prapaskenash. Mos ndoshta këto defilime janë false për të bërë rrugëtimin e fundit politik dhe Vullneti ta merr me vete edhe Bilallin?!

Si ka mundësi që të mposhturit duan të të bëjnë fitues. Përse duhet krahë për krahë Bilalli të del me njeriun që Tetova ia tregoi partisë së tij sa vlen. Bilalli i “politikës” së madhe kujton se vërtetë në Tetovë ka aq vota kur e di sa pati në zgjedhjet Parlamentare duke u bërë pjesë e Qeverisë me vota të përziera nacionalitetesh. Tani njeriu “pasha” vetë deputet, vetë kryetar partie, vetë kandidat për kryetar komune duket se ka një trazim sepse sa më shumë afron ora e votës aq më shumë atij ia zënë rrugën “këlshedrat” e disfatës që e ndjen.

Njeriu edhe i pushtetit edhe i opozitës njëkohësisht me ankth e pret të hënën.

Ai mund të mbetet një njeriu i parë si lider partie që do të humb dy herë në garë për qytetin e tij, por tani më e keqja që mund ti ndodh të ngel edhe me qeveri.