Dani Alves flet për largimet e Neymar dhe Lionel Messit nga Barcelona

Dani Alves, ish-shoku i skuadrës i Leo Messit dhe Neymar, komentoi largimin e dyshes nga Barcelona.

Sipas tij, këto largime nuk duhet të kishin ndodhur dhe drejtuesit e Barçës duhet të kishin bërë më tepër për t’i mbajtur në ekip.

“Nuk dua ta vë gishtin në plagë, por Barça ka humbur shumë më tepër se kaq. Është një fund absurd. Duhet të ishte bërë çdo përpjekje për t’i mbajtur. Shpesh nuk ka të bëjë vetëm me futbollin, por edhe respektin për gjithçka që kanë. Gjithçka është mbyllur … por ju duhet të ndihnit dashurinë e tifozëve dhe kur nuk e merrni këtë, filloni të mendoni për gjëra të tjera, ” tha braziliani në mikrofonin e SPORT .