Danella dhe Stevçe: Banorët e Sarajit janë dilerë të drogës (VIDEO)

Kandidati i subjektit politik GROM, Stevço Jakimovski që garon për pozitën e të parit të Karposhit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, mbrëmë në takimin që ka realizuar me banorët e Zhdanecit sëbashku me Danella Arsovskën, kandidaten e VMRO-së për Qytetin e Shkupit ka ofenduar qytetarët e Sarajit duke i quajtur dilerë të drogës dhe duke akuzuar se po jepen shuma parash që të blihen vota kundër tij dhe Arsovskës, shkruan a1on.mk


“Shumë më e madhe parash nga dilerë të drogës nga Saraji janë marrë sot për të blerë vota në Karposh dhe ato mjete janë bartur me vetura të policisë intervenuese.” – ka deklaruar mes tjerash Jakimovski.