Courtois pret me padurim sfidën kundër Barcelonës

Portieri i Re al Madrid, Thibaut Courtois, po pret me padurim sfidën kundër Barcelonës, që do të zhvillohet këtë të diel në La Liga.


“Clasico është një nga ndeshjet më të ndjekura në botë. Jemi shumë të lumtur që tifozët janë kthyer në stadiume. Kjo e bën më speciale sfidën. Do të jetë një ndeshje intensive, me rivalitet, përplasje në fushë”, ka thënë belgu.

I pyetur nëse është i kënaqur që Messi nuk është më te Barça, Courtois ka shtuar:

“Jo, sepse ne duam të luajmë kundër tij. Është gjithmonë bukur kur përballesh me më të mirët. Mbaj mend një ndeshje në vitin tim të parë këtu në të cilën ai nuk luajti dhe ne humbëm 5-1. Nuk dua ta kujtoj, por kështu ka ndodhur.

“Barça ka cilësi, yje të rinj: Ansu Fati, Pedri… Do të jetë një ndeshje e madhe sepse ata kanë një ekip shumë cilësor”.