‘Cold Heart’ nga Dua Lipa dhe Elton John renditet e para në Britani

Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Kënga e dyshes së njohur është renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson.

E lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, në të cilin u shpreh është një udhëtim magjik ky që po përjeton.

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës pak ditë më parë hyri në mesin e 20 këngëtareve më të dëgjuara të shekullit 21 bashkë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora.