Pas largimit nga stoli i Sampdorias në fund të sezonit të kaluar, Claudio Ranieri projekton rikthimin e tij në stol, e pikërisht në Premier League, aty ku shkroi historinë disa vite më parë, duke fituar titullin kampion me një skuadër që luftonte për mbijetesë në atë periudhë si Leicester City.


Sipas mediave angleze, Claudio Ranieri ka arritur akordin me klubin e Watford për një kontratë 2-vjeçare.

LEXO EDHE:Ëndrra për në Botëror, duhen 4 pikë në dy përballjet vendimtare me Hungarinë dhe Poloninë

Në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi me Ranierin që nuk do të shkojë vetëm te Watford, por do të marrë me vete edhe tre pjesëtarë të stafit të tij.

Te Watford, Ranieri do të marrë vendin e spanjollit Xisco, i cili u shkarkua nga presidenti Gino Pozzo pas 10 muajsh punë, me spanjollin që riktheu skuadrën në Premier League dhe grumbulloi 7 pikë në 7 javët e para.