Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski sot dhe nesër po qëndron për vizitë zyrtare në Greqi, duke u bërë kështu presidenti i parë i Maqedonisë që e vizitonë Greqinë. Sipas axhendës, sonte ishte caktuar një darkë shtetërore.


Menyja e darkës shtetërore me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit Pendarovski në Republikën e Greqisë, ishte e përbërë me ushqim deti dhe me ushqime tradicionale greke,.

Presidenti Pendarovski sot në Athinë zhvilloi takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropollu dhe kryeministrin grek Krijakos Micotakis.

Pendarovski në Greqi do të qëndroj edhe nesër, me çka janë paraparë shumë ngjarje dhe takime zyrtare.