Çekia e heq TVSH-në për energjinë elektrike për shkak të çmimeve të larta
Qeveria çeke përkohësisht e hoqi tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) për energjinë elektrike dhe gazin për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të energjisë.

Ministria çeke e Financave kumtoi se TVSH -ja, e cila është 21 përqind, nuk do të paguhet në nëntor dhe dhjetor.
Vendimi duhet të miratohet nga Komisioni Evropian.

Pritet kjo të kushtojë rreth 78.5 milion euro në muaj. Kjo do të thotë se familjet që paguajnë 1.000 kruna në muaj (rreth 40 euro) për energji elektrike do të kursejnë rreth 350 kruna në dy muajt e fundit të vitit. Qeveria planifikon të bëjë ndryshime ligjore vitin e ardhshëm për të përjashtuar përgjithmonë furnizimet me energji elektrike dhe gaz nga TVSH-ja