Pas pothuajse 1 viti e gjysmë Camp Nou do t’u rikthehet kohëve të vjetra me një stadium të mbushur plot e për plot në të gjithë kapacitetin e tij.

Qeveria spanjolle ka hapur në masën 100% stadiumet e futbollit dhe në El Clasicon e kësaj të diele mes Barçës dhe Realit do të jenë në stadium mbi 90 mijë spektatorë për ta bërë akoma edhe më të bukur këtë duel.

“El Clasico” i fundit që ka qenë me praninë e spektatorëve është luajtur më 1 mars 2020.

Reali i Madridit fitonte 2-0 në “Santiago Bernabeu” përballë Barcelonës, në prani të 78 357 tifozëve. Vinicius dhe Mariano i jepnin fitoren Realit.