Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 4.797 qytetarë, 734 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, 876 janë rivaksinuar, kurse 3.187 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19, përcjell Alsat. Numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 804.151 persona, ndërkaq janë rivaksinuar 774.646 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar gjithsej 27.298 qytetarë.

“Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, ndërkaq 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.