Biznesmenit ia presin gishtin dhe ia marrin 100 mijë euro

Biznesmeni nga Fushë-Kruja, Nazmi Çangu është dhunuar dhe torturuar në banesën e tij nga disa grabitës.

Ngjarja ka ndodhur në Nikël, në orën një të natës. Çangu tha për mediat se kanë qenë rreth 10 persona të armatosur e të maskuar që rrethuan shtëpinë e tij.

Ndërsa, shuma e marrë nga autorët në lek, euro, dollarë dhe flori është mbi 100 mijë euro, shkruan vizionplus.

Ai tha se ishte në gjumë kur grabitësit hynë në banesë, dhe në momentin që hapi sytë ka parë armën në kokë.

”Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë”.

Biznesmeni i është drejtuar me një thirrje të fortë drejtësisë.