Bilall Kasami për një javë mund të mbetet duarthatë

Shkruan: TetovaSot

Në kryeqendrën shqiptare beteja zhvillohet midis dy partive shqiptare që janë në një koalicion qendrorë, por që njëri prej kandidatëve siç është ai nga Lëvizja Besa Bilall Kasami ka vendosur të quhet “opozitarë” deri të dielën. Kur ta merr veshtë rezultatin final ai nga e hëna që mund të jetë shumë vonë për të, të ndryshojë qëndrimet e tij.

Në fakt nuk është se Bilalli ka diçka mangët personalisht. Ai ka një pushtet absolut në partinë që e drejton. Së pari është një lider partie, së dyti deputet dhe së treti një kandidat për kryetar komune.
Më shumë se kaq shumë pushtet nuk mund të ketë askush.

Por, problemi i Kasamit është përcaktimi i tij. Ai ndodhet edhe në pushtet edhe në ” opozitë”. Te kjo e dyta dëshiron që ta tregojë veten si një kandidat komune , por në opozitë ai mund të mbetet që nga e hëna e tej sepse kjo lojë e dyfishtë e tij do ta ndalë rrjedhën gjithsesi.

Kasami këtë herë nuk lëshoi postin e deputetit para se të kandidojë për kryetar komune sepse ai i ka matematikat në kokën e tij dhe natyrisht ai do që pavarësisht rezultatit të së dielës, të mbetet një protagonist në politikën e çekuilibruar shqiptare që numëron disfata dhe luftë klanore.

Kasami mbetet rasti më unik sepse ka dy koalicione: Edhe me pushtetin, edhe me opozitën.
Te e para gëzon benifitet ndërsa te e dyta është në lojën e ” shpatave” sepse ka të bëjë me një parti që nuk dëshiron fuqizimin e Kasamit. Ai ka përballë Selën, mjeshtrin e përçarjes dhe mjeshtrin e politikanit që di me përpikshmëri si ta pastrojë rrugën për të qenë i dyti te shqiptarët sepse i pari dihet dhe nuk arrihet.

Për Kasamin tashmë është një luftë tensioni me kohën. Lajme të këqija po merr ditëve të fundit nga fraksioni i dalë nga partia e tij që ka shenja se po ia mësyn Qeverisë. Bashkë partiaket e Kasamit thonë tashmë tjetër gjë në një koalicion së shpejti, por Kasami e thotë të kundërtën se Qeveria ka legjitimitetin deri në vitin 2024.

Por kreu i Besës që po luan me kartat hapur pushtetar dhe opozitarë bashkë që nuk shkon, mund ti rrëshqet nga ky rast i artë që për një javë mund të kurorëzohet ” mbret” por mund të mbetet edhe duarthatë dhe kjo e fundit është më e sigurtë.

E diela e dilemave të mëdha për të është afër.

Mund të ketë çdo gjë dhe asgjë.