Besa: Nuk bëhen pazare politike me votën e lirë

Nga Besa thonë se nuk bëhen pazare politike me votën e lirë të qytetarëve. Thonë se raundi i parë në Tetovë tregoi se qytetarët duan ndryshim.


Advertisements

“Të gjithë e kanë kuptuar se nuk ka hapsirë që të bisedohet për pazare politike sikur dikush i mban votat e qytetarëve nëpër çanta. Oferta politike është deçizive për atë se kush do të fitojë. Ne jemi të bindur se mesazhin politik që është dërguar në Tetovë, 2/3 e votuesve janë kundër udheqësisë aktuale dhe ne jemi të bindur me këtë qasje që e kemi patur në raundin e parë edhe në raundin e dytë se Tetova do të ketë ndryshim dhe kryetari i ardhshëm i Tetovës do të jetë Bilall Kasami. Shumicën e re parlamentare e vendosin qytetarët nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare. Unë e them për herë të parë se shumicë parlamentare me votat që varen nga një parti siç është “E majta”, e cila ka në programin e saj taksativisht me qasje anti-amerikane, anti-shqiptare ne nuk mund të hyjmë të bisedojmë dhe nuk mund të lejojmë që një qeverisje e tillë të varet nga një parti politike e cila është destruktive dhe e cila e dimë se në çfarë kahje do ta shpie shtetin” – u shpreh sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha.