Bëmë baba të të ngjaj!

und i lumtur për yllin hollivudian, Harrison Ford, i cili gjendet në Itali për të xhiruar disa skena të një seriali filmik.


Aktori ”u sulmua” nga shumë fansa dhe kërkoi strehim në një klub në qytezën palermitane të Mondelos.

Ford kishte humbur edhe kartën e tij të kreditit ndërkohë që ”u sulmua” nga simpatizantët e tij.

Një palermitan e gjeti këtë kartë krediti dhe ia dorëzoi oficerëve të policisë në Mondelo.

Brenda pak minutash policët arritën të gjurmonin pronarin, i cili ishte as më shumë dhe as më pak, Harrison Ford.

Drejtori i stacionit policor, Manfredi Borsellino, djali i gjykatësit të njohur Paolo Borsellino, i vrarë nga mafia në masakrën në Via D’Amelio, së bashku me dy policë, mbërritën tek ai dhe i kthyen kartën e kreditit.

Policia në Siçili pati një moment të shkurtër mosbesimi kur dikush la një kartë krediti të humbur me emrin Harrison Ford, por për fatin e aktorit amerikan, ata e shqyrtuan çështjen më tej.

Ylli i ”Indiana Jones” aktualisht po xhiron një film në ishullin italian.

Më pas, Ford pozoi për një foto të shpejtë falënderimi me tre agjentët që i kishin dorëzuar kartën.