Në prezencë të delegacionit qeveritar të përbërë nga kryediplomati Bujar Osmani dhe zv/Ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, në fshatin Dobërdoll/Komuna e Vrapçishtit, është përuruar projekti i zgjerimit të kapaciteteve të ambulancës shëndetësore.


Krerët qeveritar, njëherazi përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim janë zotuar se do ta bëjnë realitet projektin e ri të ambulancës, me çka do të shndërrohet në poliklinikë. Ministri Osmani ka vlerësuar idenë konkrete dhe kjo sipas tij plotëson kushtet që Dobërdolli të bëhet me poliklinikë. Ai ka folur për rëndësinë e shërbimeve shëndetësore në vendbanimet shqiptare.

“Në shërbimet shëndetësore, koha e dhënies së shërbimit është kritike për të shpëtuar një jetë, ose jo, sa e keni afër, për sa minuta mbërrini te shërbimi shëndetësor, a keni ndihmë ndihmë të shpejtë në fshat është përcaktuese ndonjëherë për të shpëtuar jetë ose për të mos shpëtuar një jetë. Tash është koha ky premtim të bëhet realitet”, tha Osmani.

Zv/ministri Hasani i ka bërë thirrje Kryetarit të Komunës që të aplikojë me projekte konkrete dhe të marrë për shembull punën e kryekomunarit të Likovës, Erkan Arifi.