BDI fiton bindshëm koalicionin Sela-Gashi-Mickoski

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka fituar bindshëm këto Zgjedhje lokale koalicionin e formuar nga Ziadin Sela, Afrim Gashi dhe VMRO e Hristijan Mickoskit.


Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në rrethin e parë 3 komuna por në anën tjetër bindshëm shkon në të gjitha komunat tjera shqiptare duke siguruar kështu fitore të madhe pas dy jave.

Likova, Saraji, Pllanica janë komunat në të cilat BDI e Ahmetit ka fituar në rreth të parë, ndërsa për në rreth të dytë shkon bindshëm në Çair, Strugë, Tetovë, Tearcë, Haraçinë, Dibër dhe shumë komuna të tjera të cilat do të jenë në duar të kuadrove të BDI-së.

Ndryshe, Ziadin Selën dhe Afrim Gashin nuk e ndihmoi nga humbja as koalicioni me VMRO-në.