Barcelona vendos për të ardhmen e Koeman pas humbjes nga Real Madridi

Barcelona ka pësuar humbje dje në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit.


‘Blaugranët’ pësuan humbje në shtëpi me rezultat 1-2.

Rezultatet e dobëta të Barçës në periudhën e fundit e bënë Koemanin shumë të përfolur për një shkarkim të mundshëm nga posti i trajnerit të klubit spanjoll.

Megjithatë pavarësisht humbjes së djeshme, ‘Marca’ raporton se Koeman do të vazhdojë të drejtojë klubin së paku edhe për një periudhë.

Mediumi spanjoll ‘ Marca’ thotë se tre ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Koeman te Barcelona.