Pas shkarkimit të Koeman, Barcelona tashmë e ka zgjedhur se kush do të jetë tekniku i ri I klubit spanjoll.

Sipas gazetarit të mirënjohur Fabrizio Romano, Barcelona është duke përgatitur letrat e kontratës për Xavin.

Xavi dhe menaxheri i tij do të takohen me drejtuesit e katalanasve sapo ish-lojtari i Barcelonës të kryej një marrëveshje me klubin e tij aktual që drejton, Al Sadd.

Pas ardhjes së një tranjeri të ri , spanjollët do të fokusohen për të gjetur gjuhën e përbashkët me rinovimin e Dembele, Gavi dhe Araujo./H.LL/albeu.com