Kandidati për kryetar të komunës së ASH-së, Naim Sinani në tubimin qendror në Haraçinë i ka përmendur kryetarët e komunave për mos menaxhim të duhur me komunë. Ai e ka përmendur edhe ish kryetarin Bastri Bajrami, aktualisht deputet i Lëvizjes Besa, duke akuzuar se ai sot po punon për BDI-në.


“Ish kryetari komunës Bastri Bajrami sot deputet, po mundohet të mbledhë vota për BDI-në në Haraçinë”, ka thënë Sinani.

I menjëhershë ka qenë reagimi i deputetit Bastri Bajrami. Bajrami i ka përmendur kohën Sinanit kur ka qenë ai kandidat, duke i thënë se nëse ai ka punuar në kohën time për BDI-në, nuk janë gjithë si ty.

“Edhe pse kam vendosur të mos prononcohem për zgjedhjet lokale në Haraçinë duke qenë i fokusuat maksimalisht për të marrë mbeshtetje për listën e këshilltarëve të Lëvizjes BESA, e kam patjetër që t’i përgjigjem kandidatit të ASH-së, Naim Sinani i cili me ka apostrofuar se gjoja unë po punoj për kandidatin e BDI-së. I nderuar Naim, nëse ti ke punuar për BDI kur kam qenë unë kandidat, të jesh i bindur se nuk janë të gjithë si ty. Nëse ty të mungojnë votat fajin kërkoje te vetvetja jo te unë dhe Lëvizja BESA.

Nuk kam asnjë obligim t’i jap sqarime Naim Sinanit dhe ASH-së, por thjesht për hir të informinit të opinionit publik me bindjen me të thellë ju dëshmoj se aktiviteti im politik në këto zgjedhje është totalisht i fokusuar vetëm në fitoren e listës të këshilltarëve të Lëvizjes BESA me bartës liste Refik Xhemaili”, ka shkruar Bajrami.