Azizi i Besës me disa pyetje i reagon Ibrahimit

Pas deklaratave të Sekretarit të Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ekskluzivisht në ClickPlus bëri të ditur se Alternativa nuk e përkrah asnjë kandidat të pushtetit ka reaguar Adnan Azizi i Besës i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar:


Duke qenë të apostrofuar si Lëvizje BESA nga personi në studion e TV21 (Click plus) mund të komentojmë vetëm një gjë: me zor mund të marrësh dhe jo të japësh!

P.S.
A ka mundësi z.Ibrahimi të tregon se në vitin 2020 kur kërkonte vota në zgjedhjet parlamentare a ishte Qeveri apo opozitë? Dhe si ka mundësi që ende si opozitë të kenë 3 drejtora dhe atë:
1. Shtepia Muze – Nena Terezë Shkup
2. Drejtor i shkolles për fëmijë me invaliditet – (drejtor eshte kandidati i Alternatives në Studenican)
3. Drejtori i Pallatit të Kulturës Kërçovë – kryetar dege i Alternatives