Aziri për kandidaturën e Murselit: Tetovarët treguan se s’ka qenë e duhura!

Tetova ishte kryetema e ClickPlus për shkak se në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë të dy partive të pushteti.

Elmi Aziri nga ASh-AAA komentoi rezultatin e koalicionit në Tetovë dhe kandidaturën e Vullnet Murselit për kryetar të komunës.

Tha se verdikti i qytetarëve tregoi se ai nuk ka qenë e duhura.

“Nuk e kam konfirmuar unë, por e ka konfirmuar qytetari. Nuk e konfirmoj unë. Te ne nuk caktohet kandidatura me telefon: Ti ke me dalë. Ka procedura, ka kuvend. Është kuvendi i degës që e ka caktuar si kandidat dhe verdikti i qytetarit. Është zgjedhja e qytetarit. Po flas hipotetikisht, unë kam mundur të mos pajtohem, ndikimi im ka qenë zero, sepse unë jam i Kumanovës, nuk jam i Tetovës”, tha Aziri.