Avokati i kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit, Ben Emmerson, e sheh të pamundur që gjykimi ndaj komandantëve të UÇK-së, të fillojë para fundvitit të 2022-ës.

“Nuk mendoj, dhe duket absolutisht e pamundur që gjykimi të fillojë para fundvitit të 2022-ës”, ka thënë Emmerson.

“Po bëhet fjalë për gati 300 dëshmitarë. Është e qartë që procesi i hetimit kërkon kohë prej një viti për mbrojtjen”.

Në Gjykatën Speciale sot po mbahet seancë lidhur me ecurinë e rastit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.