Atentati mafioz ndaj biznesmenit! Makina e autorëve me targa të Kosovës

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Demir Backës mbrëmjen e djeshme në Fier. Biznesmeni u qëllua nga persona ende të paidentifikuar në afërsi të ish-QTU.


Policia bën me dije se deri me tani janë shoqëruar në polici 15 persona mes të cilëvve ka edhe eprsona me precedentë penale si dhe në konflikt me viktimën. Mësohet se biznesmeni fierak por me origjinë nga Kosova, u qëllua me 17 plumba dhe pavarësisht se u dërgua në spital nuk u mbijëtoi plagëve të shumta në trup.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët dyshohet të kenë qenë 5 persona, 3 prej të cilëve kanë qëlluar dhe 2 të tjerë që i kanë ndihmuar të largohen nga vendngjarja.

Një detaj shumë i rëndësishëm i sapo bërë publik nga ky atentat është fakti se makina në të cilën gjendeshin autorët është me targa të Kosovës.

Ajo u dogj e tëra pas atentatit ku u gjenden dhe dy armët e krimit, ndërkohë ende nuk dihen nëse targat janë reale apo false.