Ata që e hoqën Bilall Kasamin tani të dështuar nga humbja “duan” ta shpëtojnë atë. Aleanca për Shqiptarët dëshiron të shfrytëzojë këtë moment kurthi për Kasamin dhe ta dërgojë atë fiks në vendin ku e dërgoi Vullnetin.

Ata e lanë Tetovën pa Vullnet dhe tani duan ta lënë edhe pa Bilall. Por Bilalli ka nevojë ta mbështesin fituesit dhe jo humbësit. Ata që as nuk e llogarisnin fare atë duke e konsideruar jashtë gare.

Bilalli është këtu ku është për shkak të të qenurit në pushtet siç Sela në të qenurit po në pushtet nga një forcë e tretë u bë e dyta.

Aleanca duhet të jep llogari për këtë humbje të thellë ndërsa duan të shpërqendrojnë vëmendjen sikur nuk ka ndodhur asgjë derisa dëshirojnë të bëhen “shpëtimtarët” e të tjerëve.

Ata ndodhen në një humnerë politike . Dëshirojnë përmes thirrjeve përmes Elmi Hazirit kinse të shpëtojnë Bilallin duke e futur në kurthin e humbjes.

Elektorati që e mbështeti ASH-në tregoi se është shumë i nervozuar me atë rezultat zhgënjyes për Tetovën dhe nga përplasjet nuk do të dëgjojnë më thirrjet e një drejtuesi të tyre që ka perënduar politikisht. Sela po numëron ditët e fundit politike dhe pret me ankth rezultatin në Gostivar.

Madje atë më shumë e shpëton humbja e Taravarit se sa fitorja e tij. Ata nuk duan ta bëjnë kryetar komune Bilallin dhe më mirë për ta është në këto momente të jetë e fortë BDI se sa BESA të cilën e flakën nga koalicioni në zgjedhjet Parlamentare.

Por skenari i Aleancës është që bashkërisht me VMRO-në ta godasin qeverinë duke e tërhequr pikërisht Kasamin me kurthin se po i ndihmojnë në raundin e dytë.

E sa mund të të shpëtojnë humbësit? /TetovaSot/