Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në vend.


Në ndërkohë edhe 40 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 2870 testime të kryera.

Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 1.226, sipas të dhënave nga IKSHPK-ja.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.